Haradinaj: Kjo Qeveri është e dëmshme për vendin, logjika e Kurtit është komuniste


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se Qeveria Kurti është e dëmshme për vendin dhe po i shkakton pasoja serioze vendit.

Haradinaj këtë të enjte i numëroi pasojat që kanë ardhur nga kjo Qeveri.

“P.sh te fuqia blerëse, çdo qytetar duhet me jetu me ato që i ka edhe me çmimet që janë në treg. Ju e dini se iu është rritë çmimi i energjisë dy herë, janë rritë çmimet e shportës bazë me çka u shqehemi, e tatimit në pronë”, tha ai.

Ai tutje tha se Kosovës iu janë vjedhur edhe 100 milionë euro.

“Ju siguroj se nuk po jepi shifra të rreme. Ka humb Kosova 100 milionë, pra janë vjedh 100 milionë euro qytetarëve të vendit sepse janë mbajtë peng në kohen e inflacionit, paraja ka humbur vlerën e vetë. Qeveri që e ka varfëru ma shumë njeriun e vendit , që ia ka ulë ma shumë fuqinë blerëse të punësuarit në sektor publik e privat”, tha ai në RTV21

Haradinaj theksoi se kjo çka po bën kryeministri Kurti është logjikë e Fidel Castros.

“Logjika e Kurtit është logjikë komuniste nuk është as e majtë”, tha ai tutje.

Baby Boo