Katër klaster të ri të të infektuarve më të ri me Kovid-19 në Tetovë


Këtë javë janë zbuluar katër klaster të ri në rajonin e Tetovës nga i cili rrjedhin një pjesë e të infektuarve më të ri me Kovid-19 në komunën e Tetovës,informojnë sot nga Qendra e shëndetit publik në Tetovë. Nga 19 raste të reja sot, 11 janë nga komuna e Tetovës, nga tre nga komuna e Zhelinës dhe Tearcës dhe nga një prej Bërvenicës dhe Jegunocit.

“Kemi katër klaster të ri në familje sepse nuk u përmbahen rekomandimeve të mos të ketë grupime, si dhe masat themelore për të mbajtur maska, larje të duarve dhe mbajtjen e distancës. Gjatë këtyre dy javëve janë marrë mbi 200 strisho në kuadër të skriningut përmes mjekëve amë. Komuna e Tetovës është më kritike nga gjashtë komunat me më shumë të sëmurë, por numrat ndryshojnë çdo ditë”, theksoi Zorica Zafirovska, e specializuar në epidemiologji pranë Qendrës së Shëndetit Publik në Tetovë.

Policia e Tetovës çdo ditë shqipton masa për mos mbajtjen e maskave të obligueshme për fytyrë.

Edhe mëtej ka shumë persona që janë në izolim. Vendimet e reja për izolim nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor janë përpiluar gjithsej 53 personave, ndërsa gjithsej janë izoluar 820 persona me vendime të tilla. Deklarata për vetëizolim kanë nënshkruar gjithsej 45 persona, ndërsa janë kontrolluar 115 njerëz.

Baby Boo