Katastrofa në Genova, Marjus Djerri vdiq mes rrënojave, postimi prekës i nënës së tij (FOTO)


Katastrofa e një dite më parë në Genova nuk ka prekur vetëm familjet italiane por edhe ato shqiptare. Mes tyre është edhe familja Djerri nga Shijaku e familja Bokrina nga Shkodra, të cilat kanë humbur djemtë e tyre.

Prekës është postimi pa fjalë i nënës së Marjus Djerrit 22-vjeçarit nga Shijaku. Ajo ka postuar pak orë më parë një foto me të birin teksa e puth në faqe, si për ti thënë lamtumirë.

Ngushellimet në profilin e Valdete Djerrit

I biri u përpi nga ura Morandi një ditë më parë bashkë me kolegun e tij Eddy Bokrina. Ata ishin nisur për në punë, por udhëtimi i tyre u pre në mes.

Baby Boo