Ba*stisje në 20 lokacione në Maqedoni! Dhjetëra të arr*estuar, konfiskohet dr*ogë dhe mu*nicione


Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së sotme ka realizuar një aksion të gjere policorë në 20 lokacione në qytete të ndryshme në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se janë arrestuar 20 shpërndarës të drogës.

“Nga ora 05.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë kryer bastisje në shtëpi dhe objekte tjera në mbi 20 lokacione (pesë në SPB Tetovë, dy në rajonet e Gjevgjelisë dhe Kërçovës, nga një në SPB Shkup, SPB Kumanovë, SPB Strumicë, SPB Shtip, Strugë, Probishtip, Berovë, Shën Nikollë, Manastir, Gostivar, Negotinë dhe Kavadar), pas çka janë gjetur dhe konfiskuar sasi të mëdha të marihuanës, rrënjë kanabisi, 22 paketime me heroinë, amfetaminë, materie tjera pluhur, materie të ngurtë, mjete me mbetje të materieve pluhur, mjete financiare, dy grimcues, tre peshore, 29 fishekë nga të cilët 25 me kalibër 7,62 x 39 mm dhe katër fishekë me kalibër 38 special”, tha mes tjerash zëdhënësja e Ministria e Punëve të Brendshme Suzana Pranjiç Talevska.

Baby Boo