Kastriot Rexhepi sulmon BESËN, nga BESA i përgjigjen: Shpresojmë mos ketë fol nga “Villa Vodno”


Lëvizja Besa iu është përgjigjur akuzave të deputetit Kastrio Rexhepi pas deklaratës së tij se Besa i shërben Levicës dhe VMRO-së.Në reagimin e Besës për mediat maqedonase thuhet se vlerësime të tilla janë tejet të ulta dhe se kjo deklaratë e tij mund të jetë dhënë në “Villa Vodno” ose duke iu dridhur duart nga truprojet.

“Lëvizja BESA është mësuar që të dëgjojë kështu vlersime të ulta që nga themelimini saj deri më sot. Armiqtë e Beses kanë qenë dhe shtohen shume sepse nuk jemi ne hipoteka të askujt. Personi në fjalë nuk e dimë se çka përfaqëson. Urojmë që edhe këtë deklaratë mos e ketë dhënë nga “Villa Vodno” ose duke ju dridhur duart nga prezenca e 6-7 truprojeve”, thuhet në prononcimin e Besës për mediat maqedonase.

Baby Boo