Agim Nuhiu: Regjistrimi, akti më i madh patriotik – regjistrohu (VIDEO)


Agim Nuhiu nga selia e Bashkimit Demokratik për Integrim, në emër të partisë ka ftuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut që të regjistrohen.
Ai thotë, se për momentin, regjistrimi është akti më i madh patriotik.

“Dyert e shtëpive tona po hapen pa hamendje, qytetarët po regjistrohen. Ne ju bëjmë thirrje që të regjistrohen të gjithë qytetarët, pa asnjë përjashtim. Akti më i madh patriotik në këtë periudhë, është regjistrimi. Ne të gjithë jemi të lidhur për vendin, truallin, shtëpinë dhe pronat tona. Prandaj të regjistrohemi. Regjistrimi do të zgjasë deri më 30 shtator”, tha Nuhiu.

Paraqitjen para mediave Nuhiu e ka bërë me qëllim, për siç tha, të “sjellin në vëmendje edhe njëherë rëndësinë e procesit të regjistrimit të popullsisë, banesave dhe amvisërive”.
“Përfundimisht, si e gjithë bota e zhvilluar edhe ne si shtet do të kemi informatat e nevojshme me të cilat me të vërtetë janë thelbësore për hartimin e planeve dhe projekteve që janë të nevojshme para se gjithash për ne qytetarët dhe për vetë shtetin”, shtoi ai.

Baby Boo