Kasami: Zj*arri që ka kapluar disa rajone në Turqi, dj*eg edhe në shpirtrat tonë


Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar në lidhje me zja*rret që kanë kapluar një pjesë të Turqisë tash e disa ditë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kasami lutet që të kalojë kjo situatë sa më shpejtë në Turqi.

“Zja*rri që ka kapluar disa rajone në Turqi, djeg edhe në shpirtrat tonë. Në këto momente sytë tona janë të drejtuar drejt vendit mik, ndërsa lutjet tona janë për popullin turk që sa më shpejt të kaloj kjo situatë. Ngushëllimet më të sinqerta për viktimat që humbën jetën dhe shërim të shpejtë për të lënduarit!”, shkroi Kasami duke ia bashkëngjitur edhe fotografinë e mëposhtme.

Baby Boo