KSHZ: LSDM-ja 46 deputetë, VMRO-DPMNE 44, BDI 15, ASH-A 12, E Majta 2, PDSH 1


Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut ka shpallur rezultatet e para preliminare dhe mandatet e fituara të deputetëve të partive politike nga zgjedhjet e djeshme parlamentare. Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga VMRO DPMNE ja 44 BDIja 15 Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 E Majta dy dhe PDSH-ja një deputet.

Këto të dhëna dalin nga simulimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bazë të rezultateve fillestare jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nga 3.421 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.480 vendvotime. Nëntë partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk kanë fituar mandat deputetësh. Koalicioni i LSDM-së ka më shumë vota 324.084 ose 36.12 për qind, përpara koalicionit të VMRODPMNEsë me 312.745 vota ose 34.85 për qind, BDI 101.432 ose 11.3 për qind, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 76.425 ose 8.57, E Majta 37.420 ose 4.17, ndërsa PDSH 13.563 ose 1.51 për qind.

 

Baby Boo