Kasami: “Urbanizmi dhe komunikacioni prioritet për mua si kryetar i ardhshëm i komunës”


“Bashkë me këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e mi organizuam debat publik me temë “Urbanizëm model”.
Duke shpalosur ofertën zgjedhore, njëkohësisht debatuam me të ftuarit Muharem Muharemi, Adnan Beadini, Fexhri Hetemi, Hamdi Saiti, Vigan Rustemi dhe Drilon Vejseli, me të cilët konstatuam se unë si kryetari i ardhshëm i Komunës së Tetovës si prioritet mbi prioritetet do duhet ta kem sektorin e urbanizmit dhe komunikacionit. Keqmenaxhimi i këtij sektori në Komunën e Tetovës ka sjellë një kaos të vërtetë urbanistik dhe në komunikacion, i cili e ka vështirësuar jetën e qytetarëve duke e rritur nivelin e stresit dhe duke prishur edhe imazhin e Tetovës.

Do të bëjmë studim fizibiliteti dhe do ta revidojmë dhe zgjerojmë Planin Urbanistik, zgjidhjen e problemit të parkingut duke ndërtuar parkingje në kate me konstruksion çeliku, zgjidhje afatgjate për menaxhimin me mbeturinat, zgjerimin e hapësirave publike të gjelbëruara për rekreacion si për fëmijët, ashtu edhe për grupmoshat e tjera, zgjerimin e zonave urbane, rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe hapjen e tre bulevardeve si “arterie” kryesore të qytetit: Bulevardit Qendër-Ilinden, vazhdimin e bulevardit Bllagoja Toska dhe bulevardit Vidoe S. Bato, rregullimin e trotuareve dhe ndriçimin publik.” – shkruan Bilall Kasami, kandidat për kryetar komune të Tetovës nga radhët e Lëvizjes Besa në një postim në profilin e tij në Facebook.

Baby Boo