Kasami organizon akademi përkujtimore në Tetovë për familjen Jashari, prezent edhe Gllauk Konjufca dhe figura të tjera


Komuna e Tetovës ditën e hënë do të organizoj akademi përkujtimore në nder të familjes së legjendarit Adem Jashari. Kreu i Tetovës, Bilall Kasami nëpërmjet një njoftim në rrjetin social, ka folur rreth kësaj akademia, ku prezent do të jenë figura të ndryshme nga politika shqiptare, si Gllauk Konjufca, kryetar i kuvendit të Kosovës dhe shumë figura të tjera.

Statusi i kryetarit Bilall Kasami:
Tetova përkujton 25 vjetorin e sakrificës heroike të familjes Jashari!

Të nderuar qytetarë,
Komuna e Tetovës, në nderim të luftës së Kosovës dhe sakrificës heroike të familjes Jashari për herë të parë organizon Akademinë përkujtimore “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Në këtë ngjarje të jashtëzakonshme kombëtare që organizohet në qytetin tonë, të pranishëm do të jenë z. Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca, historiani Prof. Dr. Hakif Bajrami, si dhe studiuesi Elvis Hoxha.

Jasharajt janë vetë historia dhe madhështia e kombit shqiptar!

Ditën e hënë, ora 19:00

Pallati i Kulturës Tetovë!

Baby Boo