Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)


Duke komentuar kremtën e ndarë për 21 vjetorin e BDI-së në Shkup dhe Tetovë, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka thënë se nuk ka qenë i ftuar në këto manifestime por edhe po të ishte, nuk do të merrte pjesë. Sipas Kasamit, qëllimi i tij dhe “frontit opozitar” është largimi i BDI-së dhe Ali Ahmetit nga pushteti.

“Ne po punojmë me gjithë angazhimin tonë, strukturimin e Lëvizjes Besa, koalicionin e gjerë opozitar që po e ndërtojmë, që BDI-në ta çojmë në opozitë. Nuk ka të bëjë me bojkotim, ne kemi thënë se Ali Ahmeti duhet të shkojë në shtëpi sepse boll e ka më në politikë!”, tha Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa.

VIDEO KËTU

Baby Boo