Putin: Ajo që po ndodh në Ukrainë është një tragjedi


Presidenti Putin i ka përshkruar ngjarjet në Ukrainë si një “tragjedi”, sipas agjencisë së e lajmeve Tass. Sipas liderit rus vendi i tij “nuk kishte zgjidhje” tjetër përveçse të niste atë që ai e quan një operacion ushtarak special, sipas BBC.

Putin gjithashtu vlerësoi objektivat ushtarake të Rusisë në Ukrainë duke i cilësuar fisnike.

“Qëllimet e ushtrisë ruse janë absolutisht të qarta dhe fisnike. Nga njëra anë, ne po ndihmojmë dhe po shpëtojmë njerëzit, dhe nga ana tjetër, thjesht po marrim masa për të garantuar sigurinë e vetë Rusisë. Është e qartë se ne nuk kishim zgjidhje. Ishte vendimi i duhur“, tha Putin

Baby Boo