Kasami – Nisi projekti për ujësjellësin në Drenovec


Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami nëpërmjet Facebookut njoftoi për aktivitetin e radhës.

“E premtuam para disa muajsh, sot, po fillojmë me punë për linjën e re të ujësjellësit në rr. “I.R. Llolla”- Drenovec. Jemi të angazhuar që çdo lagje e Tetovës të ketë ujë për pije 24 orë.

Falënderoj punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale për punën e tyre dhe banorët për durimin e treguar.
Me përkushtim dhe zemër për qytetin tonë!”, shkroi Kasami.

Baby Boo