Kasami: Listat e hapura do të na mundësojnë bashkëpunim me partitë e tjera


Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka lënë dyert e hapura për bashkëpunim me partitë e tjera në zgjedhjet lokale.
Këtë deklaratë ai e ka bërë në kuvendin e nëndegës së kësaj partie në fshatin Poroj, ku kjo parti sot e filloj riorganizimin partiak.

“Poashtu para nesh janë zgjedhjet lokale. Sistemi i ri zgjedhor me lista të hapura do të na lehtësoj mundësinë e bashkëpunimit me partitë e tjera politike. Jemi plotësisht të hapur, fillimisht për shkak të mos rre*zikimit të disa komunave ku nëse sjemi të bashkuar mund të humbim, dhe së dyti për maksimalizimin e kërkesave dhe nevojave të shqiptarëve në Maqedoni” ka deklaruar Kasami.

Ai poashtu ka deklaruar seriorganizimin jorastësisht e nisin në Poroj, ku nisën proceset më të rëndësishme politike, ku nisi organizimi politik i shqiptarëve në Maqedoni, ku i hodhi hapat e para Universiteti i Tetovës, nga vendi që i dha më të shtrenjtit e saj për çlirimin e Kosovës dhe lirinë tonë në Maqedoni.

Kasami ka paralajmëruar se me riorganizimin kanë për qëllim jo vetëm organizimin strukturor por edhe etablimin e një koncepti të ri të funskionimit politik.
“Koncepti i ri i Lëvizjes Besa bazohet në strategji afatgjate, realizim dhe krijim të politikave të reja bashkëkohore” Sonte para jush nuk jam për tha kreu i LëvizjesBesa.

Baby Boo