Arianit Hoxha i kundërpërgjigjet Ministrit Bekteshi: “Nëse Parisi fik dritat e kullës Eiffel, pse në Shkup nuk fiken dritat e kryqit në Vodno”


Sekretari përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, nëpërmjet një statusi në fFacebook ka shkruar se nëse në Paris është marrë vendimi për të reduktuar ndriçimin e Kullës së Eiffel-it, pse të mos ndalet ndriçimi i panevojshëm në Kryqin e Mileniumit në Vodno të Shkupit.

“Në Paris merret vendim për të reduktuar ndriçimin e Kullës së Eiffel-it, duke kursyer kështu shpenzimet e panevojshme të energjisë elektrike sidomos në periudhën e krizës energjetike që ka filluar dhe pritet të thellohet gjatë këtij dimri. Në vend që pushtetarët tonë të na tregojnë se si të përdorim energjinë elektrike në amvisri, ja publikisht i propozoj që të nisin kursimet nga vetja dhe të ndalin ndriçimin e panevojshëm në Kryqin e Mileniumit në Vodno të Shkupit!” ka shkruar Hoxha./TS/

Baby Boo