Hiqet karantina shtetërore në Maqedoni për personat që vijnë nga jashtë, por me një kusht!


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 56-të ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin e karantinës së detyrueshme shtetërore për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut që kthehen nga jashtë me fluturime humanitare ose konvoj.

Me ndryshimet e fundit, personat që paraqesin dokument që kanë realizuar PCR-test për koronavirus (Covid-19) në 72 orët e fundit para se të hynë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore do të futen në vetizolimit të detyrueshëm shtëpiak.

Baby Boo