Kasami: Jemi në bisedime për zgjerimin e grupit parlamentar


Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar se po punojnë që grupi parlamentar i Lidhjes Evropiane për Ndryshim të rritet.

Në intervistën për Alsat, Kasami ka shtuar se janë në bisedime edhe me partitë tjera, jo vetëm me ato shqiptare por edhe të kouniteteve të tjera, pasi ndryshimet janë të nevojshme jo vetëm të shqiptarëve për të gjithë qytetarëve.

“Jemi në bisedime dhe unë besoj që kjo do të rezultojë jo vetëm me deputet por edhe me parti të tjera që presin ti bashkohen opozitës shqiptare”, ka theksuar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në Alsat.

Baby Boo