Kasami: “Drejtuesit e `Alternativës` ta shqyrtojnë seriozisht rikthimin te `BESA`” (VIDEO)


Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka ftuar drejtuesit e partisë Alternativa që pas zgjedhjeve lokale ta shqyrtojnë seriozisht mundësinë e rikthimit në partinë që bashkërisht e themeluan. Kasami tha se rezultatet e zgjedhjeve do të jenë motiv shtesë për ribashkimin e themeluesve të Lëvizjes BESA.

“Ne kemi komunikim përmes miqve të përbashkët të cilët i kemi, por duke pasur parasysh faktin se jemi në zgjedhje lokale, ata janë në një koalicion tjetër, unë pres që diçka më konkrete të ketë pas zgjedhjeve lokale. Sipas pritjeve tona për rezultatin e zgjedhjeve, besoj që do të ketë një motiv shtesë për ata që të ulen dhe të analizojnë serozisht mundësinë e rikthimit në partië të cilën e themeluam bashkë, pra në Lëvizjen BESA”, tha Kasami.

Baby Boo