Kasami: “Askush nuk është përpara qytetarëve”


Më në fund është zgjidhur problemi i kahershëm me lavazhin (autolarjen) që gjendet pranë shkollës fillore “Migjeni”! Inspektorati komunal sot ka mbyllur lavazhin, i cili jo vetëm që ka uzurpuar trotuarin, por ka penguar edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe ka rrezikuar jetën e nxënësve.

Mbyllja e këtij lavazhi vjen pas ankesave të shumta të qytetarëve që jetojnë në afërsi dhe të prindërve të nxënësve të kësaj shkolle të cilët kërkuan nga komuna që të ndërhyjë dhe të krijojë kushte normale për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të nxënësve. Asnjë uzurpim nuk do të tolerohet! Qyteti është i të gjithëve! Hapësirat publike janë për të gjithë!

Baby Boo