Kartoni i gjelbërt a do të përfshihet në sigurimin e veturave, ja vendimi i fundit?!


Nëse dhe kur kartoni i gjelbër do t’i bashkëngjitet sigurimit gjatë regjistrimit të automjeteve përbën vendim politik. Një gjë e tillë pritet të bëhet e obligueshme me hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Por në mënyrë që të ndodh kjo së pari duhet të liberalizohet tregu i sigurimeve. Nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve thonë se industria maqedonase e sigurimeve mund ta përfshijë këtë risi, por Qeveria duhet të vendosë se kur do të ndodhë një gjë e tillë. Me këtë, secila kompani e sigurimit vetë do ta formojë çmimin e sigurimit dhe jo Qeveria e cila aktualisht dikton çmimin. Në rajon vetëm në Maqedoni dhe Shqipëri kartoni i gjelbër nuk përfshihet në regjistrimin e automjetit.

Duhet një përgatitje në një kornize kohore prej dy vjetësh, në mënyrë që vetë industria e sigurimeve dhe ne si rregullator të mund të dalim të gatshëm për zbatim të plotë përderisa vjen deri tek liberalizimi i çmimit të sigurimit dhe bashkimin normal të kartonit të gjelbër. Përvojat në vendet e rajonit, unë do të marr shembullin Kroacinë, Bullgarinë dhe Rumaninë që në një moment ka rënie të tmerrshme të çmimeve të sigurimit”- deklaroi Klime Popovski nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Poposki thekson se në të njëjtën kohë duhet të ketë zero tolerancë për automjetet e pasiguruara, që është një nga vërejtjet në raportin e progresit të BE-së. Ai thotë se në Maqedoni ka një përqindje të lartë të automjeteve të pasiguruara që qarkullojnë në trafik. Deri në fund të vitit të ardhshëm, si pjesë e programit kombëtar për harmonizim me rregulloren evropiane, Qeveria planifikon të hartojë një ligj të ri mbi sigurimin ku do të zbatohen rregulloret evropiane të sigurimeve. Sipas Poposkit, kjo do të nënkuptojë liberalizim të plotë të tregut të sigurimeve, dhe kështu formim të lirë të çmimeve të sigurimeve të automjeteve.

Baby Boo