Kardiokirurgu Omer Xhemajli, kryetar i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër


Në këto momente që po raportojmë në një nga objektet e spitalit Universitar të Cyrihut, një numër i madh i mjekëve shqiptarë që jetojnë në këtë vend po zgjedhin në Kuvendin Zgjedhor kryesinë prej 7 anëtarësh, njofton Albinfo

Pas një debati të gjerë të pikave të organizimit, rregullorës së punës dhe statutit, mjeket dhe mjekët shqiptarë kanë propozuar 17 emra të mjekeve dhe mjekëve për votim. Ata që kanë marrë vota më së shumti përbëjnë kryesinë e re nga e cila do dalë kryetari i Lidhjës së mjekeve dhe mjekëve shqiptarë në Zvicër, raporton Albinfo.ch

Listës i prinë me 61 votaProf.Dr. Omer Xhemajli, i cili ndonëse nuk ishte i pranishëm, ka pasur një lidhje online që konfirmon pëlqimin e tij për të kandiduar për anëtar kryesie. Pas tij, me vota të njëjta vjen PD Dr. Florim Cuculi. Ndërsa Emine Gashaj ka marrë 54 + 1 vota dhe shumë pranë saj është Dr. Valbona Miftari, me 54 vota. Dr. Mentor Bilali ka marrë 47 vota dhe 39 +1 ka vota ka marrë Prof. Dr. Alban Y. Neziri. Mjeku i shtatë më i votuar është stomatologu Gazmen Haliti, shkruan nga vendi i ngjarjes Albinfo.ch.

Kryesia e re përbëhet me:

Kryetar Prof. Dr. Omer Xhemajli

Nënkryetar Dr. Florim Cuculi

Sekretare Dr. Emine Gashaj

Arkatar Dr. Gazmen Haliti

Dr. Valbona Miftari

Dr. Mentor Bilali

Dr. Alban Neziri

albinfo.ch
Kryesia e re zgjedhë kryetarin e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë.

Baby Boo