KSHZ vendos për kërkesat për vëzhgim të referendumit

Komisioni Shtetëror Zgjedhor sot do të mbajë seancë në të cilën, mes të tjerash, duhet t’i shqyrtojë dhe miratojë kërkesat për marrje të autorizimit për vëzhgim në referendumin e ardhshëm të parashtruara nga Komiteti për Demokraci të Hapur (Committee for open democracy), Fondacioni për Shpëtim të Tokës (The Earth Saviours Foundation) dhe Misioni Vëzhgues për Referendumin e OSBE/ODIHR (OSCE/ODIHR Referendum Observation Mission).

Baby Boo Tinex

Anëtarët e Komisionit do t’i konfirmojnë dhe shpallin përshkrimet e vendvotimeve, ndërsa do ta shqyrtojnë edhe Informatën përfundimtare gjatë paraqitjes së qytetarëve për votim në PKD të RM-së në vendet e huaja.

Në rend të ditës të seancës është edhe Propozim Përfundimi për miratimin e raportit në lidhje me aplikimet e paraqitura me të cilat qytetarët paraqiten për votim në përfaqësitë konsullore-diplomatike dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë në vendet e huaja, Propozim-përfundimi për zbatim të Rregullores, nr. 07-210/4 nga 19.02.2014, për mënyrën e veprimit të policisë gjatë zbatimit të zgjedhjeve, për Referendumin 2018, si dhe kërkesat për mospranim të kryerjes së detyrës së kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarit dhe zëvendësanëtarit të komisioneve zgjedhore komunale.

Komisioni do ta shqyrtojë edhe Raportin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për punët e ndërmarra sipas nenit 153 të Kodit Zgjedhor, për pranim të pjesës së mbetur të mandatit për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë pas njoftimit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për përfundimin e mandatit të deputetit Petar Atanasovski.

Restorant Lumare