Kapet në Durrës peshkaqeni që peshon 650 kg dhe i gjatë 6.5 metra (VIDEO)


Një peshkaqen i madh është kapur në thellësitë e detit Adriatik, përballë grykëderdhjes së lumit Buna. Peshkaqeni i rre*zikshëm është kapur nga peshkatarët durrsakë në anijen Geraldo.
Kapiteni Kapllan Rama për rastin në fjalë tha se ka 40 vjet në det dhe kjo është hera e pestë që kap peshkaqen.

“Pasi ngritëm tratat me vinç pamë që kishte rënë një peshkaqen tepër i rre*zikshëm. Me kujdesin më të madh e hipëm në kuvertë. Kjo nuk është zotësia ime, është shansi që bie në tratat fundore”, u shpreh kapiteni Rama.
Peshkaqeni peshonte 650 kilogramë dhe ishte rreth 6.5 metra i gjatë. Peshkaqeni u kap në thellësinë 155 metra.

Baby Boo