I nxehti përvëlues përfshin Ballkanin, vendi ynë hyn në fazën portokalli


Gjatë dy ditëve të ardhshme vendi do të përfshihet nga temperatura të larta, gjegjësisht nga faza portokalli – apo alarmante, ka njoftuar Enti Hidrometeorologjik. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në përputhje me planin aksionar për parandalimin e pasojave nga i nxehti ndaj shëndetit të popullatës, gjatë këtyre dy ditëve rekomandohet që nga puna të lirohen gratë shtatzëna dhe personat e moshës mbi 60 vjec.

Në kopshtet e fëmijëve të mos praktikohen aktivitete fizike dhe të mos nxirren jashtë fëmijët gjatë periudhës nga ora 11 deri në 17. Plani po ashtu rekomandon që njësitë e vetëqeverisjeve lokale, Kryqi I kuq si dhe qendrat për punë sociale në rajonet e përfshira nga faza portokalli të kenë qasje më aktive dhe të ju dalin në ndihmë personave të moshuar, atyre që janë të vetëm dhe të pastrehëve.

Baby Boo