Kapet me thikë i riu në objekitin hotelerik në Tetovë!


Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se nga një aksion policor i realizuar në Gostivar dhe Tetovë, janë përfshirë 28 objekte hotelerike, në disa prej të cilave janë gjetur edhe parregullësi.

“Gjatë kontrolleve në dy kazinot në rajonin e Tetovës, janë kapur pesë personat që nuk kanë certifikatë të vaksinimit kundër Kovid-19, pastaj një i mitur dhe një person që posedonte thikë”, sqarojnë nga Policia, duke bërë të ditur se në Tetovë kanë kontrolluar katër objekte hotelerike.

Ndërkohë, në periudhën prej orës 22:00 deri në ora 03:00, janë realizuar 24 kontrolle në Gostivar. Në një lokal në Vrapçishtë gjithashtu janë konstatuar parregullësi.

Policia ndaj personave fizik dhe juridik ka paralajmëruar kallëzim penal.

Baby Boo