Kapet me 40 kg drogë, arrestohet biznesmeni i njohur nga Kosova


40 kilogramë drogë janë kapur në operacionin policor të koduar “Mjegulla”.

Aksioni u zhvillua në Prishtinë, derisa në pranga përfundoi 37-vjeçari N.B.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Nusret Bicin, i cili është bashkëpronar i kompanisë transportuese Bici Com.

Ai u dërgua në mbajtje për 48 orë. Droga dyshohet se është e llojit “Marihuanë” dhe vlera e saj sillet rreth 80 mijë euro.

Sipas policisë destiacioni final i kësaj sasie ishin vendet e perëndimit.

Baby Boo