U nisën drejt Moskës, publikohet momenti kur autokolona e Wagnerit goditet nga helikopterët rusë


Grupi Mercenar Wagner është nisur drejt Moskës me një autokolonë ndërsa helikopterët rus po mundohet të pengojnë përparimin e mëtejshëm të këtyre trupave drejt kryeqytetit të tyre.

Yevgeny Prigozhin ka ngritur alarmin se trupat e tij po sulmohen nga ajri teksa avancojnë për të marrë më shumë territor.

Autokolona e Wagner sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare është nisur nga Voronezhi për të mbërritur drejt kryqytetit rus.

Pjesë e kësaj autokolone siç raportohet deri më tani janë automjete që po transportojnë trupat ushtarak dhe të paktën një tank që është nisur drejt Moskës.

Me këtë lëvizje të shpejtë të grupit militar paraushtarak Wagner Presidenti i Rusisë Vladimi Putin po përballet me kërcënimin më të madh të dy dekadave të tij në pushtet teksa siç duket rusia po goditet nga një kryengritje ushtarake .

Reuters bërë të ditur se helikopterët rus kanë qëlluar një kolonë të armatosur të grupit mercenarë rus, Wagner.

VIDEO

Baby Boo