Aksion i policisë në shtatë objekte hotelierike në Tetovë, ja detajet


Zyrtarë policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës mbrëmë kanë kryer kontroll në shtatë objekte hotelerie të Tetovës nga ora 22:00 deri në orën 2:00 ku janë në një objekt arrestuar katër persona, tre vajza nga mosha 17 dhe 18 vjeçare nga Kosova dhe një djalë i moshës 24 vjeçare nga Shqipëria, transmeton Portalb.mk

Gjithashtu, në një objekt janë arrestuar dy persona të moshës 25 vjeçare nga Tetova dhe fshati Poroj, te të cilët është gjetur edhe marihuanë.

Personat janë arrestuar për procedurën e mëtejme.

Baby Boo