Kançevska-Milevska e ka shpërblyer vozitësin e saj me 2000 euro


Revizioni shtetëror ka gjetur një numër të pa rregullsive gjatë revizionit të faktuarave buxhetore në Ministrinë për Kulturë për vitin 2016 deri sa me atë udhëhiqte ish-ministrja Elizabeta Kançeska-Milevska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjetjet e revizionit tregojnë se ish-ministrja për kulturë ka kërkuar nga Ministria për Finansa pëlqimin për angazhimin e një vozitësi me vlerë 127 mijë denarë bruto, me kontratë të auditorit për periudhë një vjeçare. Ministria e Financave ka dhënë pëlqimin për kërkesën e Kançevskës, por revizioni ka konfirmuar se personi i cili ka qenë i angazhuar si vozitës, ka qenë zyrtarë shtetëror dhe ka punuar si referent i pavarur në Sektorin për punë të përgjithshme.

Për shumën e 818 mijë denarëve janë bërë harxhim për shërbime hotelerike dhe restorante pa dhënë asnjë dokument. Shfrytëzuesit e shërbimeve nuk kanë përgatitur kërkesë zyrtare për darka ose dreka për mysafir vendas ose të huaj, të cilën duhet ta miratoj personi kompetent nga institucioni.

Gjatë udhëtimeve zyrtare janë harxhuar 232 mijë denarë për shpenzimet e stafit, çka është e kundërta e dekretit për shpenzime për udhëtime zyrtare, ku mjetet për ushqim janë brenda pagës ditore.

Revizioni ka shkuar se janë paguar 2 milionë e 178 denarë ose 35 mijë euro në bife të Ministrisë, për shërbime hotelerike. /Telegrafi

Baby Boo