Shkupjania është sulmuar fizikisht në festën për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO


Një person i panjohur mbrëmë në ora 21.10 fizikisht e ka sulmuar V.Xh.(26) nga Shkupi, e cila ka qenë në festën në Parkun e Qytetit për ftesën për anëtarësim të Maqedonisë Veriore në Nato, transmeton Almakos.

Ashtu si informuan nga MPB-ja, sulmi ka ndodhur derisa V.Xh. ka qenë me disa miq të saj, duke mbajtur në dorë një porosi para tribunës.

Ngjarjen V.Xh. mbrëmë në ora 23.15 e ka paraqitur në polici.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.