Kanalizimi i Draçevës dëmton të mbjellat


Më shumë se 10 hektarë tokë me të mbjella bujqësore janë shkatërruar nga derdhja e vazhdueshme e ujërave të zeza të një pjesë të lagjes së Draçevës. Pronarët e tokave, banorë të fshatit Studeniçan, shprehen të revoltuar për dëmet që u janë shkaktuar duke shtuar se askush nuk mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar. Madje, ata paralajmërojnë se do t’i betonojnë pusetat, nëse nuk ndërmerren masa për pastrimin e tyre.

Mallin e ka prish, fqinjit ia ka prish qepët, ne na e ka prish grurin, duhanin e ka prish, deri në rrënjë I ka prish të gjitha, e ne presim të fitojmë diçka. Tash nuk ka asgjë, përfundoi për sivjet”.

Nëse nuk ndërmerr masa shteti, ne do të marrim thasë me rërë edhe do ti zëmë këto puseta, deri nesër në këtë kohë kanë afat, nëse nuk I pastrojnë ne do ti zëmë edhe nuk do të pyesim askënd. Edhe me dhunë do ta bëjmë, me të mirë nuk kuptojnë – ankohen banorët e fshatit. 

Banorët druajnë se nga vërshimi i tokave me ujëra të zeza mund të shkaktojë edhe përhapjen ne ndonjë epidemie.

Një javë kam punuar, e kanalizimi tashmë 3 muaj që rrjedh mi ka prish të gjitha, siç po e shihni. Kjo duhet të hidhet, nuk hahet, kjo është kanalizim, krejt është e helmuar, s’ka asgjë prej kësaj..”.

Nuk jetohet këtu, shikoni, fëmijët e tyre nuk e di se qysh e kalojnë natën ose ditën, era e keqe vjen. E kisha lut komunën e Kisella Vodës që sa më shpejt të vijnë ta pastrojnë këtë kanalizim këtu, nëse nuk e pastrojnë do ta pastrojmë ne vet, do ta mbyllim, a me dhunë, a me polici – thonë banorët. 

Derdhja e vazhdueshme e kanalizimit ka shkaktuar edhe dëme nëpër shtëpitë e banorëve për rreth duke vërshuar bodrumet e tyre.

Nga komuna thonë se nuk janë përgjegjës për këtë se ky kanalizim është privat ndërsa ne paguajmë 30 denarë për një kubik ujë, dhe mendoj se në ato 30 denarë është e përfshirë edhe kanalizimi dhe në fund asgjë – thotë një tjetër banore e Draçevës

Nga Komuna Kisella Vodë, askush nuk iu përgjigje telefonatave të televizionit Alsat. Për këtë problematikë nuk morëm përgjigje as nga ekipi kujdestar i Ndërmarrjes Ujësjellësi dhe Kanalizime.

Baby Boo