Donacione për Vitin e Ri nga EVN Maqedoni


Gjatë festave të Vitit të Ri, EVN Maqedoni tradicionalisht dhuron pako ushqimore për Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM), Bashkësinë Fetare Islame (BFI) dhe Kishën Katolike. Përveç bashkësive fetare, EVN në aktivitetet e saja të rregullta filantropike gjatë gjithë vitit përfshin edhe organizata të ndryshme që punojnë me kategori të cenueshme të qytetarëve.

Bashkësitë fetare përmes shoqatave bamirëse “Sveti Spas”, “Karitas” dhe “El Hilal” do të kujdesen që pakot ushqimore të shpërndahen në të gjithë vendin. Priftërinjtë e organizatës humanitare “Sveti Spas” do të shpërndajnë ushqim për qytetarët që janë në gjendje të keqe shëndetësore apo që jetojnë në zona të largëta rurale. Pakot ushqimore që u dhanë për Kishën Katolike dhe Bashkësinë Fetare Islame, do t’u shpërndahen familjeve në rrezik përmes organizatave bamirëse “Karitas” dhe “El Hilal”. Për shkak të situatës me koronavirusin, gatimet festive nuk do të përgatiten në kuzhinën kombëtare “Sv. Apostoli Petar i Pavle” në Shkup, por për këtë arsye vizitorëve do t’u ndahen ushqime gjatë Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

Festat janë momente dashurie, gëzimi dhe paqeje, ndërsa këta donacione synojnë të pasurojnë sofrën e shtëpisë së atyre familjeve që kanë më shumë nevojë për një ndihmë të tillë. EVN Maqedoni është kompani e përgjegjshme e cila ndër vite vazhdimisht investon në projekte për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe ju bashkohet iniciativave të ndryshme që trajtojnë sfidat e familjeve të kategorive të cenueshme.

Baby Boo