Vdes një 23 vjeçar në burgun hetues të Shutkës


Ka ndërruar jetë një 23 vjeçar nga Gostivari që po vuante masën e paraburgimit në burgun hetues të Shutkës në Shkup. Burime të Alsat bëjnë të ditur se në trupin e viktimës që ndërroi jetë pasditen e sotme është duke u kryer hetimi mjeko-ligjor.

Jo zyrtarisht mësohet se viktima ka qenë shfrytëzues i lëndëve narkotike, ndërsa dyshimet e para janë se vdekjen e ka gjetur si pasojë e mbidozës. I njëjti ka qenë nën masën e paraburgimit nga muaji dhjetor derisa dyshohej për veprën penale “përpunim dhe trafikim të lëndëve narkotike”. Shkaqet e vdekjes pritet të konfirmohen pas autopsisë.

Baby Boo