Kampioni i Botës shprehet se gjesti që ka bërë Mbappe për Messin ka qenë mbreslënës për të


Pa dyshim, një nga imazhet e fitores së PSG-së ndaj Club Brugge ishte gjesti i Mbappe me Messin. Në pjesën e fundit të ndeshjes, ylli argjentinas ekzekutoi penalltinë dhe e dërgoi rezultatin në 3-1.

Në fakt, ylli francezi mund ta godiste vetë dhe të kompletonte “hat-trick” personal. Megjithatë, ai lejoi Messin të godasë nga pika e bardhë dhe shënoi vetë më pas, për të vulosur rezultatin 4-1.

Për Emmanuel Petit, kampion bote me Francën në vitin 1998, Messi duhet të dashurohet te PSG: “Gjesti i Mbappe është i rëndësishëm, diçka që më intereson shumë. Ne e dimë se PSG duhet të bëjë më shumë përparim, por marrëdhëniet njerëzore mes lojtarëve janë shumë të rëndësishme.

Të gjithë e dimë se Messi ka vuajtur emocionalisht që nga largimi nga Barcelona. Dhe unë mendoj se mbështetja për të vjen përmes gjesteve si Mbappe. Nuk është vetëm një formë respekti, por mënyrë për ta integruar Messin në projektin e PSG-së. Mund të bësh shumë gjëra në dhjetë seanca stërvitore, por janë asgjë para atij gjesti që zgjati 10 sekonda”.

Baby Boo