Kamioni godet motoçikletën, dy të lënduar në Tetovë


Në udhëkryqin e rrugës “Ivo Lola Ribar” në Tetovë, të martën mbrëma ka ndodhur një aksident në të cilën pjesëmarrës kanë qenë, kamion i tipit “Mercedes” me targa të Tetovës i drejtuar nga 62 vjeçari M.A. nga fshati Kapazhdoll i Tetovës dhe motoçikleta e tipit “Truva” gjithashtu me targa të Tetovës, të cilën pa leje për vozitje e ka drejtuar 19 vjeçari F.H. nga Tetova.

Me anë të veturave tjera, motoçiklisti dhe bashkudhëtari i tij 16 vjeçari nga Tetova, janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, ku pas dhënies së ndihmës mjekësore janë mbajtur në mjekim të mëtutjeshëm. Pas kryerjes së hetimeve, punohet në zbardhjen e shkakut të aksidentit, dhe detajeve tjera në veçanti lidhur me aksidentin. (koha.mk)

Baby Boo