Kush e përdor më shumë internetin në Ballkan?


Në Ballkan, Kosova ka shkallën më të lartë dhe Shqipëria më të ulët të përdoruesve të internetit, sipas një raporti të titulluar “DIGITAL 2022”, të publikuar nga DataReportal.

Sipas raportit global për përdoruesit e internetit, të përpiluar nga Anadolu Agency (AA), gjashtë nga 10 persona aktualisht përdorin internetin, ose 60 për qind e popullsisë aktualisht është “online”.

Maqedonia e Veriut: 84 për qind e popullsisë përdor internetin

Në janar të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,75 milion përdorues të internetit, përkatësisht shkalla e përdorimit të internetit në fillim të vitit 2022 ishte 84 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Por, sipas raportit, numri i përdoruesve të internetit në Maqedoninë e Veriut u ulë me 0,05 për qind ndërmjet 2021 dhe 2022.

Përqindje e lartë e përdoruesve të internetit në Kosovë

Pothuajse e gjithë popullata në Kosovë përdor internetin, gjegjësisht në janar të këtij viti kishte 1,72 milion përdorues të internetit ose 97 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Të dhënat tregojnë se numri i përdoruesve në Kosovë në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021, ka mbetur i pandryshuar.

Shqipëria me një numër më të vogël të përdoruesve të internetit

Ndryshe nga Kosova, Shqipëria ka një përqindje më të vogël të përdoruesve të internetit, pasi statistikat tregojnë se në fillim të janarit kishte 2,07 milionë përdorues të internetit ose 72,2 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Sipas raportit, përdoruesit e internetit në Shqipëri u ulën me 0,2 për qind midis viteve 2021 dhe 2022.

Numri i përdoruesve të internetit është rritur në Bosnje e Hercegovinë

Në Bosnje dhe Hercegovinë në fillim të vitit u regjistruan 2,51 milionë përdorues ose 77 për qind e popullsisë së përgjithshme u regjistruan në fillim të vitit.

Sipas raportit, shkalla e përdoruesve të internetit në Bosnje e Hercegovinë u rrit me 3,6 për qind midis viteve 2021 dhe 2022.

Mbi 80 për qind të popullatës së Serbisë dhe Kroacisë përdorues të internetit

Në fillim të vitit, në Serbi janë regjistruar 7,29 milionë përdorues të internetit, ose 84 për qind e popullsisë së përgjithshme në vitin 2022.

Vihet re se përdoruesit e internetit në Serbi u rritën me 4,5 për qind midis viteve 2021 dhe 2022.

Shkalla e përdoruesve të internetit në Kroaci është pak më e ulët në krahasim me Serbinë, me 3,34 milionë përdorues të internetit ose 82 për qind të popullsisë së përgjithshme të regjistruar në fillim të vitit.

Ka gjithashtu një rritje të përdoruesve të internetit me 1,9 për qind midis viteve 2021 dhe 2022.

Mali i Zi: 83 për qind e popullsisë është “online”

Në fillim të vitit, Mali i Zi regjistroi 521,2 mijë përdorues të internetit ose 83 për qind të popullsisë së përgjithshme në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, si në shumicën e vendeve të Ballkanit, ka një rritje të përdoruesve të internetit me 2 për qind ndërmjet viteve 2021 dhe 2022.

Kush i përdor më shumë rrjetet sociale në Ballkan?

Nga numri i deklaruar i përdoruesve të internetit në vendet e rajonit, malazezët janë përdoruesit më të mëdhenj të rrjeteve sociale, përkatësisht 82,1 për qind të përdoruesve të internetit. Mali i Zi pasohet nga Kroacia me 71,2 për qind të përdoruesve të rrjeteve sociale në raport me popullsinë.

Vendet me përqindje të ngjashme të përdoruesve të rrjeteve sociale janë Shqipëria me 65,2 për qind, Maqedonia e Veriut me 64,8 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me 63 për qind për sa i përket popullsisë.

Vendet ku pothuajse gjysma e popullsisë janë përdorues të rrjeteve sociale janë Serbia dhe Kosova. Numri i përdoruesve të rrjeteve sociale në Kosovë është 58,5 dhe në Serbi 57,5 për qind e popullsisë.

Baby Boo