KAMBERI: Problemet shëndetësore sezonale, shkas viruset


Prezenca e viruseve, i nxehti dhe neglizhenca e higjienës ndikon në rritjen e rasteve të personave që në këtë periudhë të vitit të kërkojnë ndihmën e mjekëve për shkak të diaresë, apo vjelljes.

Në sezonën e verës zakonisht simtomet me të cilat shfaqen pacientët janë ato të diaresë dhe vjelljes sqaron mjekut Behar Kamberi. Sipas tij ato shpesh janë të shkaktuara nga viruset por disa prej tyre janë të shkaktuara edhe nga bakteriet.

“Përvec vjelljeve dhe barkqitjeve simptomet me te cilat shfaqen pacientet në ordinancë janë edhe simptomet të gripit sezonal veror të cilat kryesisht janë të shkaktuara nga viruset gjegjësisht nga viruset e para influencës si dhe ato të intriviruseve. Mendoj që parandalimi më i mirë do ishte kontakti sa më i pakt direkt mes njerëzve sidomos në vendet ku bëhen tubime të cilan janë karakteristike tani në sezonin e verës, të ketë kujdes gjatë konsumimit të ushqimeve, sidomos ushqimeve të cilat përmbajnë sheqerna, ushqimet të cilat janë me përbërje nga mishi, të kemi kujdes ushqimin të cilin e konsumojmë të jetë paraprakisht mirë i ruajtur dhe i përgaditur dhe të konsumohen sa më tepër lëngje sa më tepër vitamina dhe do bëhet një pushim i mirfillt për organizmin”, theksoi mjeku Behar Kamberi.

Kamberi sidomos thekson rëndësinë e higjienës në parandalimin e gripave sezonal dhe viruseve të ndryshëm.

Baby Boo