“Kam fuqi, kam zanat, s’kam punë o i gjatë”, mesazhi pikant për Ramën në 1 Maj


Sot kalendari shënon 1 Maj, që simbolizon ditën e punëtorëve dhe protestave për të drejtat e shkelura.

Ndonëse në Shqipëri kjo ditë njihet si një ditë pushimi dhe qetësie, në botë kjo ditë gëlon nga protestat e mëdha nëpër rrugë, në kërkim të të drejtave të tyre në punë.

Megjithatë, ajo që ra në sy sot është se një qytetar nga Fieri ka zgjedhur një mesazh të veçantë për t’i përcjellë kryeministrit Edi Rama.

“Kam fuqi, kam zanat, s’kam punë o i gjatë”, shkruan qytetari në një pankartë, raporton politiko.al, në përgjigje të shprehjes së kryeministrit “punë ka, por s’ka profesionistë”.

Në debatet politike papunësia ka qenë shpesh në qendër të kritikave ndaj qeverisë Rama, ndonëse ky i fundit dhe ministri i tij Arben Ahmetaj e kanë mohuar, duke theksuar se papunësia është ulur.

Baby Boo