Kaloi koronavirusin, habit mjeku shqiptar: Kam parë ëndrra e haluçinacione të tmerrshme


Dr. Rifat Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester një nga pikat e hershme të nxehta të koronavirusit në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Para disa javësh, Dr. Latifi u bë një nga mjekët që u prek nga COVID-19, ashtu si edhe bashkëshortja dhe vajza e tij.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, dr. Latifi tregon se si e përjetoi sëmundjen duke thënë se ka patur ëndrra e haluçinacione të tmerrshme.

Dr. Latifi, krijues i programeve të telemjekësisë në Shqipëri dhe Kosovë, foli me kolegen Keida Kostreci përmes Zoom edhe mbi mundësitë që kjo formë mjekësie paraqet në realitetin e ri të krijuar.

Mjeku ka treguar simptomat që ka përmjetuar duke thënë:

“Ky infeksion, kjo sëmundje, dy pacientë nuk i kanë shenjat e njëjta. Mund të kenë shenja të ndryshme prej atyre që janë shumë të rënda, ka nga ata që kanë insufiçencë të mushkërive dhe duhet të ndihmohen me respirator, deri tek ata që nuk kanë fare shenja. Unë kam qenë diku në mes. Ne kemi qenë me një kollitje të thatë, një kollitje të mbrapshtë. Kam pasur kokëdhimbje, unë kurrë nuk kam kokëdhimbje, vetëm në anën e djathtë, rreth syrit, mbrapa syrit. Temperaturë nuk kam pasur kurrë, nuk kam pasur humbje të shijes, por nuk e ndjeja veten mirë 100 %, ndonëse edhe gjatë atyre ditëve këtu në oborrin tonë, ne dilnim për të bërë ushtrime, mundoheshim të jetonim sa më normalisht. Pas katër-pesë ditësh që simptomat nuk kalonin, u testova bashkë me shoqen dhe të dy rezultuam pozitivë. Vajza nuk u testua, por edhe ajo e ka pasur, 100 për qind e ka pasur, të paktën për nja dy ditë”, ka thënë ai.

Zëri i Amerikës: Kjo që thoni ju tregon se jo të gjithë njerëzit e përjetojnë njëlloj këtë sëmundje pra…

“Absolutisht, ka pasur edhe dy elementë të tjerë që nuk i thashë. Kam pasur problem të flija për dy netë dhe një natë nuk mundesha të mbyllja sytë, sepse sa mbyllja sytë, mendoja se do më ndalej fryma, se do të harroja të merrja frymë. Dhe një natë tjetër kam pasur haluçinacione aq të tmerrshme, ëndrra aq të tmerrshme, që nuk më lanë as të flija. Kështuqë është shumë e qartë se ky virus po ndikon edhe në sistemin nervor qendror, edhe në sistemin kardiak, edhe në mëlçi, edhe në veshka, edhe në organe të tjera”, ka thënë ai./noa.al/

Baby Boo