Unioni i Nxënësve kundërshton digjitalizimin e librave


Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kundërshton ash*për digjitalizimin e librave të propozuar nga Ministria e Arsimit.
“Kur flisni për digjitalizim, ne shohim diçka abstrakte, digjitalizim pa pajisje digjitale”, tha Blendi Odai, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme.

Unioni i nxënësve kundërshton as*hpër deklaratën e Ministres së Arsimit Milla Carovska se shkollat nuk janë interesante për nxënësit. Blendi Odai nga ky Union përkujton ministren për pro*testat e shtatorit kur nxënësit përmes pro*testave kërkonin mësim të kombinuar.
“Shkollat nuk janë vetëm objekte, por janë të shenjta. Shkollat gjithmonë janë interesante për nxënësit. Deklarata e ministres është e rre*zikshme”, tha Odai dhe njëherit paralajmëroi se për çështjen e digjitalizimit të librave do të diskutojnë edhe me sindikatën e arsimit.

Baby Boo