“Kalliri i Mirësisë” me aksion humanitar – “Të kthejmë buzëqeshjen për Ramazan tek familjet në nevojë”


Në prag të fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Organizata Humanitare Kalliri i Mirësisë, dega në Kërçovë, shpërndau mbi 200 pako me vlerë ushqimore prej 2000 deri në 6000 denarë.
Pakot u dedikohen familjeve në nevojë të cilat vështirë përballen me nevojat elemenatre të jetës.
Kjo organizatë disa herë në vit organizon aksione të këtilla, duke shpresuar se me këtë ata sadopak do të përmbushin kërkesat e nevojtarëve.

“Aksioni i ditës së sotme është aksion të cilin OH “Kalliri i mirësisë” e realizon çdo vit në prag të fillimit të muajit të Ramazanit, dhe brenda muajit të Ramazanit. Qëllimi i këtij aksioni është që familjet të cilat kanë nevojë, familjet nevojtare brenda muajit të Ramazanit së paku t’ju lehtësohet iftari edhe syfyri që edhe ata bashkërisht me të tjerët të gëzohen në këto momente dhe të kalojnë më të lumtur momentet e muajit të Ramazanit”, deklaroi Muamet Mehmedi, kryetar i “Kallirit të Mirësisë”.

Shumë vullnetarë të kësaj shoqate punojnë pa ndalë që t’ju ndihmojnë nevojtarëve me aq sa munden, ka ditë si këto kur ata punojnë gjithë kohën që në fund të shohin buzëqeshjen në familjet nevojtare.
“Ne si aktivistë me vullnetin tonë dhe dëshirën tonë mundohemi që ti qojmë në vend parimet e kësaj shoqate dhe duke pasur parasysh që çdo vit jemi në terren dhe aktiv, duke i parë rastet sociale dhe njerëzit në nevojë që kanë nevojë na japin edhe një motiv më shumë që të jemi të gatshëm vullnetarisht ta bëjmë këtë punë”, tha ky vullnetar.

Nga Kalliri i Mirësisë thonë se kërçovarët janë të veçantë kur behët fjalë për ndihmë dhe mbështetje dhe se ata çdo herë kanë gjetur përkrahje te kërçovarët pavarësisht situatës së krijuar së fundmi në vendin tonë me Covid-19.

Baby Boo