Zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit ukrainas dhe Erdoganit, dalin detajet e para


Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutua për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe zhvillimet e fundit.

Presidenti Erdoğan ka shprehur ngushëllimet e tij për qytetarët ukrainas që kanë humbur jetën në sulmin e Rusisë dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Erdoğan ka thënë se po bëjnë përpjekje për shpalljen e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur për sigurimin e parandalimit të mëtejshëm të humbjeve të jetëve dhe që Ukraina të mos dëmtohet më shumë.

Baby Boo