Kallëzim penal për tre policë – e rrahën një hajdut që e kapën duke vjedhur


Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë kallëzim penal kundër P.R., B.P. dhe K.G., zyrtarë policorë në SPB Shkup, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “lëndim i rëndë trupor” nga neni 131 paragrafi 3 në lidhje me veprën penale “ngacmim gjatë kryerjes së detyrës”. Neni 143 i KP.

Të denoncuarit, në cilësinë e punonjësve policorë, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ndaj të plagosurit A.Z. nga Shkupi, i kapur gjatë tentativës për vjedhje, kanë përdorur forcë fizike të paautorizuar dhe të tepruar dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda fizike.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në MPB do të inicojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, ndërsa punonjësit e policisë do të pezullohen nga puna deri në përfundimin e procedurës.

Baby Boo