Koronavirusi në Zvicër: 33 të vdekur dhe 3800 të testuar pozitivisht

Në Zvicër, numri i njerëzve të cilëve rezultatet e testimit për koronavirus u kanë dalë pozitive për virusin e koronës është rritur sërish edhe gjatë 24 rëve të fundit, shkruan srf.ch duke iu referuar shifrave të BAG (Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik).

Sigma Doors

Ky numër ka arritur në orët e para të pasdites së sotme në rreth 3,800, transmeton albinfo. Të kujtojmë: të mërkurën kishte ende jo më shumë se rreth 3000 raste.
BAG ka njoftuar se tashmë janë prekur nga virusi të gjithë kantonet e Zvicrës dhe Principata e Lihtenshtajnit.

Sipas BAG, 33 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Zvicër deri më tani. Por, sipas një regjistrimi të bërë nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA bazuar në informacionet e arritura nga kantonet, deri të enjten pasdite qenë raportuar 39 raste vdekjes.