Kali bllokon magjistralen Tetovë-Shkup, rrezik për vozitësit!


Se rrugët në Maqedoni nuk janë të sigurta kjo nuk është ndonjë informatë e re. Sot në magjistralen Tetovë-Shkup është vërejur një kalë në mes të rrugës.

Lexuesit e Pa Censurë thonë që kali ka qenë në mes të autostradës ndërsa vozitësit kanë qenë të rrezikuar.

Mes bilanceve të aksidenteve rrugore të bëra në rrugët e Maqedonisë, numërohen edhe ndeshjet me kafshët që dalin në rrugë, posaçërisht në autostrada ku vozitet shpejtë.

Baby Boo