Komuna e Bogovinës kryeson me numrin e të infektuarve!


Me shtatë raste të reja të paraqitura sot në Tetovë dhe komunat për rreth, numri i të infektuarve ka arritur në 215. Me këtë, Tetova nga shkalla e tretë e përhapjes së infektimit, kalon në fazën e katërt atë të rrezikshmërisë së lartë.

Meqenëse të gjithë jemi tani pa ndalesa në lëvizje është shumë e rëndësishme që ne t`i kufizojmë vetë lëvizjet tona me qëllim që të mos sëmuremi vetë dhe të mos sëmurim familjet tona. Pra janë protokolle të caktuara që është me rëndësi t`i ndjekim të gjithë – tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.

Pas Tetovës, me numrin e të infektuarve kryeson komuna e Bogovinës me gjithsej 50 raste, ndërsa me tendencë në rritje të numrit të të infektuarve, si burim i ri, paraqitet komuna e Tearcës, ku numri i të infektuarve në katër fshatrave të kësaj komune, arrin 23.

Javën e fundit po shndërrohemi në një vatër të re të përhapjes së virusit korona. Andaj bëj thirrje nga këtu për kujdes maksimal të secilit prej neve që t’i respektojmë rekomandimet e institucioneve përkatëse, të mbrojmë veten familjen dhe shoqërinë – u shpreh Salajdin Zeqiri, Komuna e Tearcës.

Nga fillimi i pandemisë, deri më tani, në komunën e Tetovës dhe komunave për rreth, nga virusi korona, kanë nderuar jetë gjithsej 19 persona, ndërkohë mbeten si kllaster, 25 të tillë.

Bashkim Sulejmani

Baby Boo