Kafeteritë në Maqedoni hapen para Bajramit, ora policore nuk hiqet!?


Nuk janë definuar masa të reja, është biseduar vetëm për hapjen e mundshme të kafeterive, ndërsa ora policore vazhdon të mbetet e njëjtë. Këto mësohet të jenë diskutuar në mbledhjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në mbledhjen e sotme nga ku thonë se objektet hotelierike, kafeteritë me siguri do të hapen të premten, më së voni të shtunën, por theksojnë se definitivisht do të bëhet e ditur nesër.

Njëkohësisht thonë se ora policore deri në orën 19:00 tani për tani mbetet në fuqi, nuk është vendosur akoma nëse gjatë vikendit, do të ketë regjim të ri të lëvizjes ose jo.

Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse vlerësojnë se duhet të këtë më shumë kontroll mbi sigurinë, ndërsa si shembull i përmendin qendrat tregtare, duke theksuar se nuk mund të jetë të mbushura tërësisht, ndërsa askush të mos bart maska mbrojtëse.

Në raste të tilla, siç theksojnë nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, shërbimet për mbajtjen e rendit duhet të reagojnë dhe të insistohet për respektim të detyrueshëm të protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi.

Baby Boo