Rritet vlera e Bitcoin


Çmimi i Bitcoin-it u rrit me më shumë se 10% duke shkuar mbi 30 mijë dollarë sot. Bitcoin, kriptomonedha më e madhe sipas kapitalit total të tregut, ka filluar të rimëkëmbet pasi ra nën 27 mijë dollarë të enjten, e nxitur nga paniku që shkaktuan shitjet e investitorëve.

Shifra e mëparshme më e ulët u regjistrua më 28 dhjetor 2020 kur vlera e saj ra në 26.144 dollarë, sipas shifrave zyrtare. Kriptovaluta më e njohur në botë ka humbur 55% në vetëm gjashtë muaj pasi arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave prej 69 mijë dollarë në nëntor. Vlera totale e tregut të kriptove ishte 1.31 trilion dollarë që nga mëngjesi i sotëm./AA

Baby Boo