“Kafeja me çertifikatë”, vështirë e zbatueshme


Inspektorët dolën në terren për të parë nëse zbatohen masat e reja anti-kovid nëpër kafenetë dhe restorantet e Shkupit. Në ato lokale që ishim prezent zyrtarët e Inspektoratit Shtetëror të tregut hasën në disa parregullsi. Në shumicën e rasteve ato u bënin vërejtje që në hyrje të çdo objekti gastronomik të ketë mbajtës të rendit për të verifikuar çertifikatat e vaksinimit.

“A keni telashe gjatë legjitimimit të klientelës? Për gjithçka kemi telashe! A ju tregojnë çertifikatën e vaksinimit? Dikush e tregon e dikush gënjen, nuk di çfarë të them! Tani momentalisht të gjithë janë të legjitimuar? Pothuajse të gjithë. Kush e mban rendin këtu? Momentalisht nuk kemi 30 klientë prandaj dhe nuk kam person te dera që mban rendin. Pa dallim nga ajo kapaciteti ju lejon të kemi më shumë!”

Menaxherët e objekteve gastronomike kanë ankesa pa fund. Në praktikë u dalin probleme të zbatimit të protokollit, siç thonë nga vetë mangësitë e rregullores, siç janë paraqitja e rrejshme e çertifikatës. Sipas tyre edhe lokalet që kanë kapacitetet më të vogël se 30 persona kanë lejuar të futen njerëz pa vaksinim.

“Vjen njeri me çertifikatë në celularë ma tregon, por unë nuk kam të drejtë ti kërkoj letërnjoftim. Ulet këtu dhe vjen inspektorati me polici dhe e legjitimojnë për ti vërtetuar identitetin. Ai duke e ditur që nuk mund ti gënjejë policinë me fa*lsifikat thotë se nuk ia kemi kërkuar ne çertifikatën në derë dhe hyra. Çfarë bëjmë në këtë rast, a ka përgjegjësi vetëm ai njeriu apo edhe ne si lokal?”

Të tjerat lokale që kishin më pak klientë thonë se të vaksinuar janë mbi moshën mesatare që rrinë nëpër kafene dhe si rrjedhojë kanë pësuar humbje financiare. Ndërkaq, nën moshën 18 vjeçe klientelës nuk i kërkohet çertifikatë vaksinimi.

“Nuk kam qenë i informuar dhe nuk e kam ditur si duhet dhe a mundet kamarierët? Po mund të jetë ndonjëri nga të punësuarit që mban rend dhe të kërkoj certifikatë vaksinimi. Ata kërkojnë sepse janë të detyruar. A janë tani të gjithë me certifikata? Po. Të gjithë mysafirët janë të verifikuar? PO, deri më tani kam kthyer rreth 50 klientë pa vaksinim.”
Në njërin nga lokalet, inspektoret filluan të bëjnë edhe procesverbale. (Atmosferë 10 sekonda)

“Në njërin nga lokalet e kryeqytetit Inspektorati Shtetëror i Tregut po merr raportin për të evidentuar nëse po respektohen masat anti kovid sipas protokollit të paraparë të Qeverisë. Ndërkohë nga ana e pronarëve ka ankesa se përse këto masa nuk po zbatohen edhe në objektet e kazinove dhe bastoreve ku edhe atje shërbehen pije dhe nuk kërkohen certifikata të vaksinimit.”

Nga dje në fuqi janë masat e reja që të ketë ndalesë së plotë të eventeve dhe shërbimeve në objektet e mbyllura, ndërkaq në lokalet e hapura kërkohet certifikatë vaksinimi së paku me një dozë ose vërtetim të mjekut që ke kaluar infeksionin brenda 45 ditësh. Gjithashtu edhe dasmat janë të anuluar nëpër restorantet e mbyllura, por që në ato të hapura inspektorati dje ka gjetur shumë shkelje.

Baby Boo