Burk: Jam krenar që jam në të njëjtin ekip me të gjithë ju

Treguat guxim, treguat vendosmëri dhe rezistencë, jam krenar që jam në të njëjtin ekip me ju dhe e gjithë Aleanca është më e fuqishme me anëtarësimin e juaj, të gjithë jemi më të fortë bashkërisht, ka thënë komandanti i Komandës aleate të Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, admirali Robert Burk në solemnitetin për shënimin e përvjetorit të parë të anëtarësimit në NATO në kazermën “Ilinden” në Shkup.

Admirali Burk ka thënë se Aleanca është më e fuqishme për shkak të parimeve tona të përbashkëta dhe vlerave dhe siç tha, “përkushtimit të juaj ndaj idealeve për liri dhe demokraci dhe vendosmëria juaj të siguroni paqe dhe stabilitet”.
“E di se ju përmirësoheni në këto aftësi impresive që i keni dhe ekspertizën dhe profesionalizmin e juaj unikat dhe kjo do të jetë një kontribut i shkëlqyeshëm i Aleancës. E di se do të shërbeni si shembull i shkëlqyeshëm i vendeve tjera që e ndjekin rrugën e juaj”, ka thënë ai.

Ai shtoi se është këtu që të nderojë dhe t’i bashkëngjitet solemnitetit.
“Pak para pamë një tregim të jashtëzakonshëm të mbështetjes nga forcat ajrore greke si pjesë e misionit er policing të NATO-s, ndërsa ju bashkëngjit e gjithë NATO-ja për respekt të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përvjetorin e parë të saj të pranimit në Aleancë si aleate e jonë e 30-të”, tha Burk.

Ai shtoi se para së të bëhet aleate, Maqedonia e Veriut gjatë kohë ka qenë partner dhe kontribuues i NATO-s dhe sigurisë euroatlantike.
“Prej atëherë angazhimi juaj ndaj Aleancës u tregua gjithnjë e më shumë. Maqedonia e Veriut agresivisht kërkon mënyrë të kontribuojë ndaj stabilitetit në rajon dhe më gjerë në më shumë mënyra siç është pozicionimi i trupave të juaj në KFOR në Kosovë dhe misionin e NATO-s “Mbështetje vendimtare” në Afganistan dhe Irak”, ka thënë admirali Burk.

Ai para presidentit Stevo Pendarovski, kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe mysafirëve tjerë ka thënë se në këtë ditë, vitin e kaluar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Maqedonia e Veriut tani është pjesë e familjes së Aleancës “familjes prej 30 vendeve dhe pothuajse një miliardë njerëzve bazuar në siguri dhe pa dallim të sfidave me të cilat përballemi, të gjithë jemi më të fuqishëm dhe bashkërisht më të sigurt”. Burk ka theksuar se pajtohet plotësisht me këtë dhe se në dekadën e tetë të NATO-s si Aleancë më e gjatë në botë përballemi me kohëra të sfidave dhe rrethanave të ndërlikuara strategjike.